Për Ne
Ju ndihmojmë të gjeni zërin tuaj përmes terapisë profesionale dhe me zemër.


Vjollca Deshishku
Themeluese e CommuniCare Clinic
Vjollca Deshishku ka lindur në vitin 2000 në Vjenë. Ajo përfundoi studimet për Logopedi në Prishtinë, ku diplomoi në vitin 2022. Aktualisht, është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme.
Klinika CommuniCare është themeluar në vitin 2025 me qëllimin për të ofruar kujdes profesional dhe bashkëkohor në fushën e logopedisë.
Klinika është e pajisur me teknologji dhe aparatura të avancuara, të rralla në rajon, të cilat mundësojnë një diagnozë dhe trajtim të saktë, efikas dhe të personalizuar për çdo pacient. Përkushtimi ynë është të ofrojmë standarde të larta dhe trajtime të bazuara në metoda shkencore të provuara.
“Zëri ynë është pasqyra e brendshme e shpirtit — në CommuniCare ndihmojmë që ai të dëgjohet me qartësi, besim dhe dashuri.”

Nuk jeni të sigurt ku të filloni? Flisni me ne.
Për çdo nevojë logopedie, ekipi ynë është gati të përgjigjet me kujdes dhe përkushtim.
Mund të na kontaktoni:
- E Hënë dhe e Mërkurë
- 13:00 - 19:00
- E Martë, e Enjte dhe e Premte
- 08:00 - 19:00
ose pasi të keni caktuar një takim me telefon.
